Hamilton ka fituar titullin botëror në Formulën 1 për vitin 2014. Piloti britanik i Mercedesit ka arritur të lërë pas të gjithë edhe në garën e fundit sezonale, Çmimin e Madh të Abu Dabit, duke triumfuar për të njëmbëdhjetën herë këtë sezon.

Niko Rosberg, i vetmi që mund t’i merrte titullin në garën e fundit, pati shumë probleme në njëvendëshen e tij dhe preu fundin në vendin e 14, edhe pse u nis nga “pole position”. Hamiltonit i mjaftonte një vend i dytë për t’u shpallur kampion, por britaniku që në nisje u shfaq agresiv duke marrë vendin e parë e duke u shkëputur i vetëm në krye.

Vendi i dytë dhe i tretë për pilotët e skuderisë, Uilliams, Felipe Masa dhe Valteri Botas. Hamilton grumbulloi 384 pikë në kampionatin e pilotëve, ndërsa Rosberg 317 pikë.

“Kjo është dita më e madhe e jetës sime,” tha 29 vjeçari. “2008 ishte një vit i madh në jetën time. Ndjenja që unë kam tani është ndjenja më e madhe që unë e kam pasur ndonjëherë”, tha Hamilton pas përfundimit të garës.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!