Fjalë dhe vetëm fjalë, por rezultatet ndërkohë vazhdojnë të mungojnë. Bosi i Ferrarit, Marco Mattiacci, i ardhur pas largimit të Domenicalit, është i bindur s skuadra po ecën përpara, edhe pse me hapa shumë të vegjël për momentin.

Në renditjen për konstruktorë, kokëkuqja qëndron e shkëputur në vendin e tretë pas Mercedes dhe Red Bull, ndërsa klasifikimi për pilotë nuk ia vlen të shikohet. Alonso renditet i katërti me 79 pikë dhe Raikkonen akoma më keq, i 12-ti me vetëm 19 pikë pas 8 garash.

“Mënyra se si po shkon ky sezon ka treguar se fuqia e makinës është vendimtare për rezultatet në pistë. Në garën e fundit, në Austri besoj se kemi hedhur një hap tjetër të vogël në drejtimin e duhur”.

Mattiacci vazhdon të besojë te potenciali i ish kampionit Raikkonen, ndërsa për Alonson tha se spanjolli po tregon më së miri se deri ku mund të arrijë Ferrari.

“Për fat të keq, hapat që kemi hedhur nuk kemi mundur t’i shfaqim me Raikkonen, por jemi të sigurt se me përmirësimin e makinës, edhe ai do të tregojë aftësitë e tij. Gjithsesi diferencat me skuadrat e tjera po vijnë duke u ngushtuar”.

Për garën e radhës, Formula 1 do të transferohet në pistën e Silverstone në Britani. Bosi i Ferrarit tha se në Maranello po punohet pa pushim për rezultate edhe më të kënaqshme se gara e fundit në Austri.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!