Moto GP fillon që nga aty ku përfundoi, me Marc Marquez që doli para gjithë të tjerëve.Marquez doli përsëri i pari në provat e para në Sepang, duke lënë prapa tij Valentino Rossi-n. Ndërsa i treti në këto prova ishte Jorge Lorenzo.

Marqeuz i mbylli provat me kohën 2’00’262, Rossi i dyti me 118 të mijtat para shokut të skuadrës te Yamaha, Jorge Lorenzo.

Koha e katërt më e shpejtë ishte për Ducati-n e Andrea Dovizioso-s, italiani mbeti 3 sekonda pas Marquez-it dhe i pesti u rendit Dani Pedrosa me Repsol Honda-n.

Beteja e madhe ka filluar që në ditën e parë të testeve të Moto GP, për botërorin që do të fillojë më 29 mars në Katar.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!