Për t’i realizuar planet ambicioze për rritjen e shitjes, Maserati do të prezantoj shumë modele të reja dhe gjithashtu do ta zgjeroj edhe rrjetin e saj të shitjes.

Përveç që në janar ka prezantuar modelin Quattroporte, Maserati paralajmëron edhe modelin SUV Levante si dhe modelin e ri Sedan me emrin Ghibli.

Fotot e para të këtij modeli tashmë edhe zyrtarisht janë prezantuar, para premierës së tij në panairin e veturave në Shangai. Ghibli është një model Sedan me gjatësi 490 cm, i cili mes tjerash do t’u bëj konkurrencë modeleve siç janë Audi A6, BMW Serie 5 dhe Mercedes E Class.

Në ofertë do të jetë edhe motori me naftë 3,0 litërsh V6 Turbo, ndërsa përveç tij në fillim në ofertë do të jetë edhe motori me benzinë 3,0 litërsh V6 në versionet me 330 dhe 410 kuaj fuqi.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!