Pas një tjetër sezoni të dështuar, skuadra me qendër në Maranello nuk po gjen paqe.Është zyrtare, në krye të skuadrës Ferrari emërohet Maurizio Arrivabene, i cili zëvendëson ish drejtuesin më të lartë të skuadrës së kuqe, Marco Mattiacci.

Pas një tjetër sezoni të dështuar, skuadra me qendër në Maranello nuk po gjen paqe dhe pak muaj pas largimit të Domenicalit, vjen një tjetër emër pas aventurës disamujore të Matiaccit, i cili nuk i përmbushi pritshmëritë.

Lajmin e bën të ditur Ferrari në një komunikatë zyrtare ku theksohet se ky është një moment historik dhe skuadra ka nevojë për një njeri që ta njohë shumë mirë jo vetëm botën Ferrari por edhe mekanizmat e menaxhimit të këtij sporti.

Domenicali u largua nga drejtimi pas garës së Kinës. Arrivabene është bërë i njohur falë punës si president i kompanisë Philip Morris por prej vitesh i ka një miqësi të ngushtë me Bernie Ecclestone pasi është i pasionuar pas sportit të Formula 1.

57-vjeçari ka një marrëdhënie të mirë edhe me presidentin e Ferrarit, Sergio Marchionne. Gjatë këtij sezoni, një tjetër ndryshim rrënjësor te Ferrari ishte edhe ai i zëvendësimit të inxhinierit të motorit Luca Marmorini me Matthias Mariz.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!