Mazda sapo ka filluar me prodhimin e versionit dizel të modelit CX-5. Është ky modeli i parë i prodhuesit japonez të veturave që do të lëviz me motorin e ri super-modern Skyactiv-D 2.2 litërsh me naftë.

Dërgesat e para blerësve evropian (natyrisht edhe në Kosovë përmes kompanisë NIC Automotive), do të bëhen gjatë pranverës, derisa amerikanët do të presin edhe një vit tjetër, kjo pasi motorët me naftë nuk janë interesant për këtë treg, derisa për evropianët kërkohen pikërisht ata, kështu që Mazda ka reaguar me kohë dhe suksesi në treg nuk do të mungojë.

Motori me naftë Skyactiv 2.2, do të vjen në dy versione, me 150 dhe 175 kuaj fuqi. Me këta motorë, përshpejtimi i CX-5 nga 0 në 100 arrihet për 9.2 sekonda, derisa harxhimet mesatare do të jenë vetëm 4.5 litra.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!