McLaren zgjat pritjen e tifozëve të saj duke shtyrë për muajin e ardhshëm zyrtarizimin e Fernando Alonsos. Lajm që u bë i ditur nga skuadra nëpërmjet një komenti në Twitter ku shkruhej, “Djem e dimë që prisni lajmin për pilotët tanë të ardhshëm.

Do t’i njoftojmë pas 1 dhjetorit dhe jeni të parët që do ta mësoni këtu. Tani sytë drejt Abu Dhabi” . Ata që mendonin se ju duhej të prisnin vetëm pak orë për lajmërimin e rikthimit të Alonsos në Woking pas eksperiencës së vështirë që pati aty në 2007 tani duhet të presin pak më shumë.

Arsyeja është e thjeshtë, edhe pse spanjolli e ka firmosur kontratën që do ta lidhë me McLaren-Honda për dy vitet e ardhshëm, skuadra angleze ende nuk ka vendosur se cili mes Jenson Button dhe Kevin Magnussen do të jetë shoku i tij i skuadrës. Ndaj sic shprehet në një komunikatë skuadra anglez,e për të evitituar që skuadra të shpërqëndrohet nga objektivi i saj kryesor gjatë fundjavës finale të sezonit, ka vendosur të shtyjë cdo vendim në lidhje me pilotët e 2015 pas së hënës së 1 dhjetorit.

Ndërkohë gjithë energjitë do të fokusohen mbi paketën aerodinamike dhe teknike që skuadra do të vërë në përdorin në fundjavë në tentativën e vështirë për të parakaluar Ferrarin në vendin e katërt të Botërorit për konstruktorë.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!