Mercedes-Benz S 250 CDI BlueEfficiencyKy model sipas të gjitha gjasave është duke u përgatitur për shpalosje në Frankfurt Motor Show dhe thuhet se Mercedes-Benz S 250 CDI BlueEFFICIENCY do të prodhojë 155 gram të C02 për kilometër.

Kjo përcjellë një trend nga auto prodhues të ndryshëm të cilët po krijojnë sedan të mëdhenj me më pak ndotje.

S 250 CDI përdor motorin e njëjtë 2.1 litërsh diesel që gjendet në C-Class dhe E-Class dhe prodhon deri në 224 kuaj fuqi dhe një moment rrotullues prej 500 Nm. Figurat e performancës nuk janë shpalosur, por dimë se vetura mund të udhëtojë 100 km për 5.9 litra. Niveli hyrës S250 CDI, prodhon 11 kf më pak se S 350 dhe përdor një motor V6 CDI.

Nëse raportet janë të sakta, atëherë ne do të duhej të pranonim më shumë detaje mbi këtë veturë gjatë javëve të ardhshme, pasi që edhe debutimi po afrohet.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!