Kompani gjermane Mercedes-Benz këto ditë ka prezantuar paketën e linjës AMG të dizajnuar për C-Class. Edhe pse tashmë në treg është i disponueshëm versioni limuzinë, linja e AMG ka sjellë disa risi në Mercedes-Benz duke filluar nga logoja e deri tek ftohësi i motorit.

Fuqia motorike dhe shasia mbeten të pandryshueshme, por aty janë futur disa fellne speciale prej titani 18 inç, kulm të aluminit, frena me pllaka të karbonit si dhe xhamat anti-refleks që i mundësojnë shoferit të ngasë veturën në mot me diell pa i dëmtuar fare sytë.

Në Mercedes thonë se kjo veturë gjithashtu do të pësojë edhe disa ndryshime tjera në kabinë, pasi ndryshimet nuk janë finale, derisa inxhinierët e kësaj kompanie besojnë se ndryshimet e përmendura do të sjellin shumë risi në botën e automobilizmit.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!