mercedes-eclass-karavanE-class i ri që moti gjendet nëpër sallone të shitjes së automjeteve, derisa blerësit e padurueshëm të cilët e duan atë në versionin karavan, do të duhet të presin edhe disa muaj.

Deri më tani kemi parë shumë fotografi spiune në bazë të cilave kemi mundur të imagjinojmë se si versioni final do të duket. Megjithatë, tani e tutje nuk do të kemi nevojë të imagjinojmë – kanë “rrjedhur” edhe fotografitë zyrtare.

Mercedesi i ri E-class karavan do të ketë premierën e tij në shtator, në panairin e automjeteve në Frankfurt, derisa shitja e tij do të duhej të nis deri në fund të vitit.

mercedes-eclass-karavan

Ai është i gjatë 4.9 metra, që ka mundësuar rritjen e hapësirës për bagazh në 1.950 litra, natyrisht me ulëset e prapme të lëshuara.

mercedes-eclass-karavan1

Paleta e motorëve do të jetë identike me atë tek versioni limuzinë, përfshirë edhe versionin e fuqishëm E63 AMG.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!