mercedes ml 63 amgFirma e njohur gjermane e automjeteve VÄTH ka nxjerr në shitje një makinë të paparë deri me tani me përformanca të shkëlqyera dhe të bazuara në Mercedes ML 63 AMG.

Kjo veturë e prodhuar nga kjo firmë gjermane ka aftësi që të  nxjerrë deri në 585 kuaj fuqi dhe 690 Nm moment rrotullues.

ML 63 AMG nga VÄTH Automobiltechnik sigurisht është një prej SUV-ve më të fuqishëm që është plasuar ndonjëherë në rrugë, dhe atë e dëshmon motori 6.3 litërsh i VÄTH që sjellë 585 kf dhe 690 Nm moment rrotullues.

Por, si arrin VÄTH të quajë këtë motor të AMG si të vetin? Të themi se tuneri gjerman ka vendosur pistonat e saja të veçantë, kanale të zmadhuara për kokat e cilindrave dhe ka shtuar edhe disa pjesë tjera të sajat që shpërndahen andej këndej motorit.

Pas gjithë kësaj, edhe tuningu ECU ka kryer punën e vet. Figurat e performancës në VÄTH ML 63 AMG tregojnë për një start 0-100 km/h që arrihet për 4.5 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 300 km/h. Kostot totale të tuningut, duke përfshirë edhe instalimet, arrijnë për një çmim prej 19.635 euro. mercedes-benz-ml-63-amg

Gjithashtu në pakon e tuningut gjendet të përfshira edhe fellnet 22 inç me tri pjesë dhe goma të performancës së lartë Dunlop. Bashkësia e këtyre do t’ju kushtojë 8 568 euro.

Një sistem frenues nga VÄTH me një çmim prej 4 641 euro, gjithashtu mund të përfshihet në këtë veturë, e gjithashtu edhe amortizimi sportiv me çmim prej 1 952 euro, që ulë makinën për 40 mm.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Mercedes paralajmëron ardhmërinë
  2. Një prezentim i bukur i Mercedes SLS AMG
  3. Detaje të reja për Mercedes CL 65 AMG
  4. Bëhen publike detajet e modelit të ri të Mercedes Benz AMG SLS
  5. Mercedes konfirmon karavanin E-class për Frankfurt