Brabus njofton se do të sjellë një version të veçantë të modelit Mercedes S63. Sipas kompanisë ky do të jetë një model më i fuqishëm se modeli standard dhe do të quhet 850 Biturbo Coupe.

850 Biturbo Coupe ka motor 6.0 litër me 838 kuajfuqi dhe arrin shpejtësinë prej 350 kilometra në orë. Vetura vjen me sistem 4×4 dhe me transmision prej shtatë shpejtësish.

Modeli më i ri i Mercedes S63 arrin shpejtësinë prej 0 – 100 km/orë në vetëm 3.5 sekonda. Kompania thotë se kjo është vetura më e shpejtë në botë sa i përket modeleve që tërheqin me të gjitha rrotat.

Ky është një model i cili pritet të prezantohet gjatë muajve të ardhshëm.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!