Kjo video tregon testimin e produktit në një nivel krejt të ri, duke u ulur një njeri pas timonit teksa është qëlluar me armë nga një pushkë automatike AK-47.

Kompania amerikane nga Teksasi, Texas Armoring Corporation (TAC), ka vendosur që të testojë sigurinë brenda makinave në makinën e tipit Mercedes Benz 4×4, duke zbrazur breshërinë e kallashit mbi automjetin.

Presidenti i kompanisë së Teksasiit (TAC), Trent Kimbal është ulur pas timonit të Mercedesit 4×4, ndërsa kolegu i tij ka qëlluar me pushkën automatike duke qëlluar xhamin e përparmë të makinës.

Kimball nuk shqetësohet për dëmtimin e xhamin e tij, automjeti ka mbrojtje të plotë dhe është qëlluar 12 herë, ndërsa Kimball ulet i qetë në ulësen e shoferit.

Xhami errësohet shpejt nga qelqi që po shpartallohet, por drejtori i firmës padyshim ka besim të plotë në produktin e tij dhe del nga makina i padëmtuar.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!