Nëse mund të gjykohet sipas numrit të premierave të paralajmëruara, panairi i sivjetmë parisien do të përshkohet me automjetet elektrike. As Smart e as Mini nuk do të mungojnë, mirëpo të vegjlit e tyre nuk do të kanë nga dy palë rrota, por vetëm një palë.

Smart si filial i Daimler, e Mini si i BMW-së në Paris do të na paraqesin vizionet e tyre të skuterëve dyrrotësh. Ani pse dy konceptet nuk paraqesin teknologjinë e përbashkët, po i paraqesim në artikullin e njëjtë, sepse në parim paraqesin idenë e njëjtë – skuterë elektrik.

Modeli më i vogël i Smart quhet escooter, gjersa ai përdorë elektromotorin prej 5.3 kuajsh fuqi i cili mbushet nga paketa e baterive 48-voltësh litium-jon i cili u mundëson arritjen e shpejtësisë maksimale prej 45 kilometrash në orë. Në Smart thonë se escooter mund të mbushë baterinë e vet me anë të cilësdo prizë elektrike për tri deri në pesë orë dhe me një mbushje mund të kalojë 100 kilometra rrugë.

Kur merret parasysh se bëhet fjalë për Smart, theksi është vënë në siguri prandaj escooter vjen me jastëk ajri, frena ABS, e madje edhe sensorë të cilët ia tërheqin vëmendjen vozitësit kur mjeti tjetër motorik i gjendet në këndin e vdekur.
Për dallim nga Smart, në Mini kanë vendosur të mbesin diç më enigmatik sa i përket konceptit të tyre, andaj krejt çka dimë është se Scooter E do të paraqitet në Paris në tri versione të ndryshme.

Në fund vlen të përmendet se tek dy konceptet – Mini i Smart – përdorin telefon të mençur në vend të pllakës standarde komanduese, e vozitësi, sipas nevojës, mund ta shfrytëzojë edhe si pajisje për navigacion.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!