Alto e Wagon R të Suzukit do të bëhen modelet e para të prodhuesit japonez të cilët do të bartin logot e Volkswagenit.

Sa për rikujtim, vitin e kaluar Volkswagen ka rritur pjesëmarrjen e pronësisë së vet në Suzuki, prandaj bashkëpunimi dhe lidhja e dy kompanive për herë të parë do të ketë shenja të prekshme.

Bëhet fjalë për një raport i cili flet se si VW e Suzuki janë duke negociuar për ribrendimin e Altos në Volkswagen dhe Wagon R në Škoda për tregun indian, dhe atë duke filluar nga viti 2012.

Ata do të kategorizoheshin në fillimin e ofertës të brendeve evropiane dhe do të merrnin vendet të cilat fillimisht ishin planifikuar për modelet e familjes së re në pritje Up! zhvillimin e së cilës VW është duke e përfunduar. Risitë në fakt nuk do të shiten në Indi duke marrë parasysh se teknologjia e integruar në versionet prodhuese Up! do të përbëjnë një çmim përfundimtar i cili do të jetë shumë i lartë për tregun indian.

Duke marrë parasysh periudhën shumë të shkurtër përgatitore dhe shpenzimet e zvogëluara pritet që ndryshimin e logos do ta përcjellin vetëm ndryshime të vogla të eksterierit dhe enterierit, e burimet raportojnë se VW është i gatshëm të vendos logon e vet në modelet të cilat në fakt i vë në lëvizje motorët multijet 1.3-litërsh të Fiat, të cilët Suzuki në Indi i prodhon me licencën e Fiatit dhe i integron ata në modelet Alto e Wagon R.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!