Modeli më i ri Ford B-Max ka fituar çmimin “Autobest 2013”, i cili është ndarë nga 15 gazetarët më të njohur për auto në Evropën Qendrore dhe atë Lindore.

B-Max i ri është quajtur ‘Cool” nga juria dhe është lavdëruar për motorin e tij të mrekullueshëm dhe mahnitës 1.0-litërsh EcoBoost, për kualitetin mbresëlënës dhe për sistemin Easy Access Door. B-Max është vetura e parë e Ford-it që fiton çmimin “Autobest”.

“B-Max është një veturë brilante dhe inteligjente. Është vetura e parë pa shtyllën B, por me dy shtylla B në dyer. Ky çmim u tregon konsumatorëve evropian se një veturë e tillë mund të jetë edhe ‘cool’”, është shprehur Ilia Seliktar, president i “Autobest”.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!