Toyota po e zgjeron familjen e modelit Prius dhe ka prezantuar MPV-n e parë hibride me shtatë ulëse. Para nesh është modelit Prius Plus, si një zgjidhje më e mirë praktike e Prius-it standard.

Në krahasim me modelin paraprak, silueta e Prius Plus ka formë trekëndëshi, kështu që forma e re paraqet diçka mes karavanit dhe MPV-s, por që duket jashtëzakonisht bukur.

Hapësira e brendshme si dhe ajo e bagazhit, është e bollshme, derisa nuk mungojnë edhe sisteme të reja teknologjike, siç është ekrani LCD në të cilin jepen të gjitha informatat si dhe sistemi i navigacionit.

Kombinimi hibrid i motorit benzinë me vëllim 1.8 litra dhe elektromotorit, jep 136 kuaj fuqi dhe përshpejtimin nga 0 në 100 km/h për 11.3 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 165 km/h. Sa i përket harxhimeve, ato mesatare sillen rreth 4.8 litra për 100 km.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!