Drejtori i dizajnit në “Jaguar”, Ian Callum në intervistën e dhënë së fundi deklaroi që gjenerata e re e modelit XK “do të mund të transferohet në segmentit luksoz”.

Tani kur prodhuesi britanik e langoi F-Type, është lehtë të parashikohet që modeli XK do të shërbejë si GT luksoz derisa F-Type edhe më tutje do të kryejë rolin e automobilit “me gjak të pastër sportiv”.

Ian Callum vetë e konfirmoi se e pa rastin e volitshëm që t’ia mundësojë modelit të bëhet “pak më i veçantë sesa i zakonshmi GT” dhe e pranoi se makina do të mundet të rrisë dimensionet e tij. Derisa i ardhmi XK me siguri që do të përvetësojë strategjinë e re, eleganti XJ do të mbetet i njëjti, modeli luksoz me katër dyer edhe pse automobilat e këtillë kanë filluar të humbasin popullaritetin e tyre për shkak se vendin e tyre kanë filluar ta zënë SUV-ët luksoz.

SUV-ët e rehatshëm dhe të mëdhenj kanë shkatërruar shitjen e limuzinave dikur shumë të kërkuara. Edhe pse Callum nuk e përmendi Jaguar SUV-in e madh apo “crossover-in”, e konfirmoi se kompania “e vërejti” rritjen e madhe të shitjes së makinave të këtilla.

Nëse shefat e “Jaguar-it” vendosin për hapin e këtillë, besojmë që nuk do të presim gjatë që të kuptojmë se cili model do t’i bashkohet ofertës së prodhuesit të njohur britanik. Por, se a do të merret një hap i këtillë këtë vit, apo do të presim edhe ndonjë vit kjo pritet të shihet në të ardhmen.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!