Në platformën PSP thyet një rekord tjetër në Japoni, me Monster Hunter Portable 3rd e cila bëhet loja më e shitur në historinë e Capcom.

Në më pak se dy javë pasi ajo shiti 2 milion kopje, Monster Hunter Portable 3rd ka bërë një arritje të re. Ditën e sotme Capcom shpalli se video loja për PSP ka shitur më shumë se 3 milion kopje në më pak se 17 ditë në Japoni.

Kjo përveçse e bën atë lojën më të shitur të kompanisë por e bën edhe lojën më të shitur në përgjithësi deri më sot.

Capcom ia vuri meritat e popullaritetit të lojës serisë së promocioneve në media. Këtu përfshihen një seri amimacioni në television, një seri produktesh dhe disa aplikacione për celular. Suksesi i Monster Hunter Portable 3rd gjithashtu i dha një shtysë të mirë serisë duke e shtuar numrin total të shitjeve të lojrave Monster Hunter në 16 milion kopje.

Ky titull është pasues i  Monster Hunter 2nd G, një lojë tejet e njohur dhe e vlerësuar në Japoni. Ajo ofron mundësi të reja gjuetie dhe vende të reja për të lujatur. Sistemi i ri Feylene i lejon lojtarët të rregullojnë pajisjet e shokeve kur nisen për gjueti. Loja ofron multiplayer hoc co-op dhe pikërisht kjo gjë e ka bërë popullorë në Japoni

Loja nuk ka dal akoma në SH.B.A. por ajo nuk është e pritur aq ngrohtë nga publiku jo-Japonez dhe seritë e mëpareshme e kanë treguar këtë.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!