Harley-Davidson” është ëndrra e thuajse të gjithë të pasionuarve pas botës së motorëve.

Dizajni fin i motoçikletës më të njohur në botë, zhurma që lë pas dyrrotëshi i fuqishëm ndez gjakrat dhe fantazinë e të gjithë adoleshentëve.

Harley-Davidson” është kompania amerikane e prodhimit të motoçikletave, e themeluar në vitin 1910 dhe një prej dy prodhuesve më të mëdhenj amerikanë që mbijetuan gjatë “Depresionit të madh”, krizës ekonomike të Shteteve të Bashkuara.

Harley” gjithashtu i mbijetoi periudhës së kontrollit të cilësisë dhe kompeticionit të ashpër të prodhuesve japonezë të motorëve.

Kompania shet motorët e “peshës së rëndë” (mbi 750 kubikë) të dizenjuar për ecjen në autostrada. “Harley-Davidson” kanë një dizajn të veçantë, ku bazohet edhe të një marmitë zhurmuese.

Gjithsesi, motorët “Harley” përveç stileve klasike, reflektojnë edhe modele familjare. Në vitin 1901, djaloshi 21-vjeçar William Harley, skicoi idenë për të ndërtuar një motor të vogël prej 116 kubikësh dhe katër cilindrash. Motori u dizenjua për tu vendosur në një pedal biçiklete normale.

Gjatë dy viteve të ardhshme, Harli dhe shoku i tij i fëmijërisë, Arthur Davidson, zhvilluan motoçikletën. Në vitin 1903 ata kompletuan një motor modest. Në vitin 2006, Harley dhe vëllezërit Davidson ndërtuan fabrikën e tyre të parë në Çestnat Strit, një garazh me strukturë druri dhe me përmasat 12m x 18.

Atë vit u shitën 50 motorë, për të kaluar në 150 të tillë në vitin 1907, kur William Harley u diplomua si inxhinier mekanik, ku shumë prej tyre iu shitën policisë së qyteteve fqinjë. Në vitin 1908, Uolltër Devidson morri 1000 pikë nga 1000 të mundshmet në festivalin e 7-të amerikan të motorëve.

Në vitin 1914 u ndërtuan mbi 16 mijë motoçikleta dhe në vitin 1918, gati gjysma e prodhimit, rreth 20 mijë motoçikleta iu shitën ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Amerikani i parë që hyri në Gjermani një ditë pas nënshkrimit të armëpushimit të luftës e kapitullimit të Gjermanisë ishte mbi një Harley-Davidson. Në vitin 1920, Harley-Davidson ishte prodhuesi më i madh në botë i motorëve.

Motoçikletat bliheshin nga më shumë se 2 mijë tregtarë nga 67 vende të botës. Në Luftën e Dytë Botërore, ushtria amerikane ishte e pajisur me 60 mijë motorë “Harley-Davidson”.

Në vitin 1950, pilotët e “Harley-Davidson” kishin fituar 18 nga 24 kampionatet kombëtare, duke vendosur edhe gjashtë rekorde të reja. Gjashtë vjet më vonë, ylli i ri i muzikës amerikane, legjenda Elvis Presley pozonte i ulur mbi një motoçikletë “Harley-Davidson”, model “KH 1956”.

Në vitin 1981, Skot Parker, u shndërrua piloti më i suksesshëm në historinë e “Harley-Davidson”, duke koleksionuar 93 fitore gjatë karrierës së tij dhe më e pabesueshmja, duke fituar 9 tituj kampionë kombëtarë në një periudhë 10 vjeçare. Në vitin 1988, “Harley-Davidson” festoi 85 vjetorin e “lindjes” në Miluejki, në shoqërinë e 60 mijë entuziastëve të ardhur nga e gjithë Amerika me motora.

Sipas një studimi të “Harley-Davidson”, në vitin 1987 gjysma e motoçiklistave ishin që drejtonin një “Harley” ishin nën moshën 35 vjeç. Tani vetëm 15 për qind e blerësve janë nën moshën 35 vjeç, ndërkohë që mosha mesatare e blersve në vitin 2005 u rrit në
moshën mesatare 46.7 për qind.

Të ardhurat mesatare janë gjithashtu në rritje. Në vitin 1987, të ardhurat mesatare e një piloti të Harley-Davidson ishin 38 mijë dollarë, ndërsa në vitin 1997 ishin dyfish, 83 mijë dollarë. “Harley-Davidson” tërheq ë një komunitet të madh dhe shumë nga forcat policore amerikane zotërojnë motorët e famshëm. (Albania-sport)

Viti i themelimit: 1903

Themelues: Arthur Davidson, Valter Davidson dhe William Davidson

Të ardhurat: 4.29 miliardë dollarë

Punonjës: 9 700

THEMELUESIT E FAMSHËM

William Harley

Është një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së motorëve “Harley-Davidson”. Lindi, më 29 dhjetor 1880 në Milwoki, Viskonsin, ndërroi jetë, më 18 shtator 1943. Ishte i diplomuar për inxhinieri mekanike.

Vëllezërit Davidson

Arthur Davidson, Valter Davidson dhe William Davidson jane tre themeluesit e tjerë. Një nga pasionet e tjera te Arturi ishte peshkimi, por dhe aftësia për të treguar bukur historitë. Arthuri njihet edhe me nofkën “Xhaxhai gojëmjaltë”.

Muzeu i famës së motorëve

Muzeu i Famës kushtuar motoçikletave ndodhet në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në të janë prezantuar jo vetëm modelet e motorëve, por dhe të gjithë individët të cilët kanë kontribuar në ndërtimin e tyre.

Elvis Presley, i çmendur pas “Harley-Davidson”
Elvis Presley, ylli amerikan i muzikës rok, është një i pasionuar i çmendur pas motorëve “Harley-Davidson”.

Ylli i muzikës amerikane, legjenda Elvis Presley pozon i ulur mbi një motoçikletë “Harley-Davidson”, model “KH 1956”. Për të kujtuar 40-vjetorin e triumfit të Preslit në Las Vegas, pranë ish-shtëpisë së tij u prezantua motori që ai kishte pasur në pronës përpara se ai të vdiste. Një motor i prodhuar enkas për këtë përvjetor kushtonte 50 mijë dollarë amerikanë, ndërkohë që ishin vetëm pesë të tillë në botë. Pranë çdo motori ishte dhe një kitarë, ndërkohë që blerësi do të përfitonte automatikisht dy bileta për në koncert përkujtimor në nderim të këngëtarit që bëri histori në Shtetet e Bashkuara, por që e kishte nisur jetën e tij si një elektricist.

Forbes, koleksionsti i 50 motorëve

Është një listë e zgjatur edhe pasur e njerëzve të famshëm që kanë pasur në pronësi të tyre një “Harlye-Davidson”. Mijëra njerëz që kanë pasur, drejtuar apo ganë garuar me serinë e shumëllojshme të kësaj marke, përveç kënaqësisë së kanë pasur dhe një lidhje gati “dashurie”. Aktorë të njohur, politikanë karriere por dhe të tjerë njerëz që për një arsye apo një tjetër kanë drejtuar një Harley. Dhe një prej tyre është dhe Malkol Forbes, themeluesi i revistës “Forbes” e një njeri i pasur. Pasionin e tij e gjeti kur ishte 40 vjeç. Ai e shijoi kaq shumë ngasjen e një motori “Harley” sa nisi të krijojë koleksionin e tij dhe tashmë zotëron më shumë se 50 të tillë. Xhej Leno, një prezantues i famshëm televiziv, është krenar se ka drejtuar disa motorë “Harlye-Davidson”. Nuk mund të neglizhohen emra të tillë si Denis Hoper dhe Peter Fonda, nga garuesit më të mëdhenj të gjitha kohërave. Disa emra të famshëm janë Don Johnson, Jackson Broune, Mickey Rourke, Tina Turner, Arnold Shvarxeneger dhe Elizabet Tajlor.

Edhe Bill Klinton… me “Harley”!!!

Gjatë në prezantimi në fushatën e tij për t’u bërë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton atëherë guvernator pozoi pranë një motori “Harley Davidson”

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!