Audi ka konfirmuar se gjenerata e re e Audi R8 do të debutojë në muajin mars në Panairin e automjeteve në Gjenevë.

Përkrah këtij modeli pritet të vijë edhe vetura e veçantë, Audi R8 e-tron.

“Modeli e-tron do të prezantohet së bashku me pasardhësin e Audi R8… në mars, në Gjenevë, andaj do ta shihni”, ka thënë Ulrich Hackenberg, drejtori ekzekutiv i kompanisë.

Modeli i ri R8 do të vijë me dy modele të motorëve, 4.2 l V8 dhe 5.2 l V10.Ky model do të jetë më i gjerë dhe më i ulët se modeli i kaluar. Specifikat tjera të veturave nuk janë publikuar. /Koha/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!