Rosberg ka mbajtur kryesimin që nga starti dhe deri në fund, edhe pse në pjesën e dytë të garës i është dashur të përballej me presionin e shokut të tij të skuadrës, i cili pavarësish llogarive në favor të tij, ka tentuar deri në fund të fitojë këtë çmim të parë.

Gjithsesi, me pesë fitore në këtë sezon, Rosberg mban vendin e dytë me 17 pikë diferencë për garën e fundit ndaj kryesuesit të klasifikimit të përgjithshëm Leëis Hamilton, i cili nga 18 gara të zhvilluara deri më tani ka fituar 10.

Në vendin e tretë në Çmimin e Madh të Brazilit u ngjit piloti vendas, Felipe Massa, i cili pavarësisht problemeve dhe gabimeve arriti të ngjitet në podium për të përshëndetur tifozërinë e tij.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!