Pas shumë spekulimeve, Nissan edhe zyrtarisht ka prezantuar modelin sportiv 370Z Nismo gjatë festivalit ZDayZ në Karolinën e Veriut.

Me një dizajn më agresiv sesa paraardhësi i tij, kjo veturë duket qartë se ka huazuar pjesën e përparme të shasisë nga modeli GT-R, derisa dritat LED dhe mbrojtësit anësore e bëjnë të duket si një aeroplan luftarak.

Ndërkaq fellnet e aluminit 19 inç, bishti në pjesën e pasme dhe linjat aerodinamike i mundësojnë të ushtroj shpejtësi marramendëse. Por nuk mungojnë as ekrani i ndjeshëm në prekje prej 7 inç dhe sistemi i navigimit GPS, përmes të cilit më lehtë mund të gjeni rrugët e qytetit. Fuqia motorike vjen nga motori me 3.7 litra V6, që në total prodhon plotë 350 kuaj fuqi.

Dhe kur i gjithë ky motor gjigant lidhet me ndërruesin automatik me shtatë shpejtësi, kjo veturë pa pikë problem arrin shpejtësinë maksimale prej 300 km/h. Në Nissan kanë bërë të ditur se 370Z Nismo pritet të dal në treg gjatë muajit të ardhshëm, kurse çmimi fillestar i saj ende nuk dihet.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!