Për më pak se tri javë “Chevrolet” në Shangai do të na prezantojë modelin e ri me të cilin do të konkurrojë në mesin e limuzinave të klasës së mesme.

Malibu i ri, edhe pse për tani nuk është konfirmuar zyrtarisht, do të duhet ta zëvendësojë Epic-un, ndërsa do të ndërtohet në platformën globale të “GM-së” Epsilon II, e cila, ndër të tjera, shërben për prodhimin e Opel Insignia-s.

Edhe pse “GM” posedon edhe motorë të mëdhenj, Malibu për tani do të duhet të shfrytëzojë kryesisht katërcilindrat, dhe me siguri të njëjtit ata të cilët kohë më parë kemi pasur rastin t’i shohim në të ridizajnuarin Captiva-n, përkatësisht motorët 2.2 me naftë me 163 dhe 184 KF dhe ata 2.4 me benzinë me 167 dhe 190 KF.

Spekulohet se në përgatitje është edhe versioni hibrid me motorin dy litra me benzinë dhe me elektromotor./zeri/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!