Instituti gjerman “Dekra”, kompania më prestigjioze për vlerësimin e kualitetit të automobilave, e shpalli “Opel Insignia-n” si makinën e cila ka më së paku të meta, pas analizave të bëra!

Me indeksin prej 96.1 për qind pa të meta, vetura me shenjën e vetëtimës arriti kështu rezultatet më të mira nga të gjitha makina e testuara.

Ky është viti i dy me radhë që ndonjë nga makinat e “Opel-it” e fitoi këtë çmim. Kjo fitore vetëm sa e vazhdoi dhe plotësoi triumfin e “Corsa-s”, e cila e mori vlerësimin më të mirë për vitin 2010.

U testuan 230 modele

“Dekra” i krijon raportet e tij në të metat duke bërë kontrollimin detajor në tetë kategori të makinave dhe i shikon të dhënat pas secilave tri kilometra të kaluara. Raporti për mangësitë bazohet në të dhënat nga 15 milionë kontrolle, të cilat janë kryer në 230 modele të ndryshme.

“Ky rezultat fantastik është dëshmi shtesë se cilësia, e jo vetëm ‘Insignia-s’, por edhe tërë paletës komplete të “Opel-it” është në nivelin më të lartë. Ju premtojmë blerësve kualitetin më të mirë”, tha Alan Vizer, zëvendëspresidenti i marketingut dhe i shitjes në “Opel”, pas marrjes së çmimit në Riselhajm. Volfang Linsenmaler, drejtori ekzekutiv i “Dekra” institutit ka qenë dukshëm i magjepsur.

“Jam i magjepsur me faktin se e kam rastin që t’ia urojë “Opel-it” për fitimin e çmimit të makinës më të mirë të vitit, e cila ka mangësi më së paku, dhe këtë e arriti për të dytin vit me radhë. Me 96.1% pa mangësi “Insignia” e arriti rezultatin më të mirë në mesin e të gjitha klasave të automobilave”, tha drejtori i këtij instituti.

Paletë e gjerë e teknologjisë së lartë

“Opel Insignia” ofron paletën e gjerë të teknologjisë së lartë dhe inovative. E ka shasinë e adaptuar “Flex-ride” dhe tërheqjen e “Opel-it” në katër rrota me boshtin e pasmë të kontrolluar elektronikisht, me çka janë vënë edhe standardet në dinamikën e vozitjes dhe të kontrollit.

Teknologjitë tjera “të mençura” të cilat meritojnë çmim, e të cilat edhe mund të jenë pjesë shtesë e pajisjeve janë: AFL+ ksenon dritat e dyfishta me nëntë funksione të ndryshme të ndriçimit dhe sistemi i parmë me kamerë i cili paralajmëron kur automobilit papritmas devijon nga rruga.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!