Rënies së shitjeve të super makinave që tejkalojnë 100 mijë eurot në tregun evropian po u vjen fundi teksa po kthehet besimi pas recesionit të zgjatur në gjithë rajonin kur edhe auto-prodhuesit u desh të zëvendësonin modelet e vjetra.

Të udhëhequra nga modelet si BMW I8 dhe Audi R8, shitjet evropiane në këtë segment janë parashikuar të rriten në 21 mijë njësi deri në vitin 2017, nga 13 mijë që ishte vitin e kaluar, sipas shifrave nga IHS Automotive.

Ndërsa parashikon se rritja e shitjeve të makinave që kushtojnë më shumë se 125 mijë euro do të fillojë këtë vit.

Problemi më i madh gjatë këtyre viteve ishte në Itali, ku kishte goditur me të madhe evazioni fiskal, e që ka pasur rënie të shitjeve të markave si Ferrari, Lamborghini dhe Maserati.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!