XJ220Prodhuesi Jaguar i automjeteve nga Britania është duke u përgatitur që të nxjerr në treg modelin më të shpejt të prodhuar ndonjëhere nga kjo firme e automjetve dhe me këtë të jap një deshmi se që situata në Jaguar ka ndryshuar shumë dhe rrënjësisht për të mirë.

Bëhet fjalë për trashëguesin tipik të modelit XJ220, respektivisht një automjet me të vërtetë sportiv i cili gjoja do të duhej të paraqitej në njërin prej panaireve të mëdha të automjeteve gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas burimeve të brendshme, ekspertët e Jaguarit kanë përparuar shumë në zhvillimin e tij, e në fotografinë e paraqitur mund të shihni fotografinë e parë të automjetit që do të dizajnohet nën udhëheqjen e Ian Callum.

Jaguari i ri do të bazohet në trup të ri të aluminit, i cili do të zhvillohet nga përvojat e mëhershme me modelet XJ e XK. Alumini po ashtu do të jetë edhe zgjedhja kryesore për sipërfaqet e mbështjellësit, e në të do të përfshihet edhe një përqindje e mirë e materialeve të kompozuara.

Sa i përket motorizimit, sigurisht ky automjet do të futet në lëvizje nga versioni i modifikuar i 5.0 litërshit V8 i cili në këtë rast do të mund të zhvillonte më shumë se 510 kuaj fuqi sa janë tani. Pritet që shpejtësia maksimale të jetë mbi 260 kilometra në orë dhe përshpejtimi deri në 100 km/h për më pak se katër sekonda.

Besohet se Jaguari i ri do të bart shenjën XE, derisa konkurrenti kryesor i tij do të jetë Audi R8. Për çmim është tepër herët të flitet.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!