Të gjithë pajtohen se modeli Peugeot 208 është veturë shumë tërheqëse, kështu që me disa karakteristika të përmirësuara dhe motoriken e avancuar THP mund të jetë hit i vërtetë. Si do të duket ky automobil mund ta shihni në fotografitë që tashmë kanë filluar të qarkullojnë në internet.

Versionin GTi të modelit 208 do ta vë në funksion motori 1.6-litra THP me fuqinë prej 184 dhe 211 KF, që do të duhet të jetë e mjaftueshme për shpejtimin deri në 100 km/h për rreth 7 sekonda, përkatësisht rreth 6.5 sekonda për versionet më të fuqishme.

Për tani nuk ka informacione të sakta se kur do të paraqitet ky model në treg, por burime të caktuara potencojnë se premiera e kësaj veture do të mund të ndodhë që në muajin mars të këtij viti në sallonin e automobilave në Gjenevë./zeri/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!