Prodhuesi francez “Peugeot” paralajmëroi që në festivalin e sivjetmë të shpejtësisë në Goodwood do ta prezantojë modelin e ri RCZ R i parashikuar të paraqitet në treg në vitin 2014.

Versionin serik kohë më parë e kishte paralajmëruar koncepti RCZ R, ndërsa është parashikuar që në premierën botërore para timonit të tij të gjendet Bradley Philpot i cili kohë më parë garoi në “24 orë Nurburgring”.

Detajet për performancat për tani nuk janë bërë të ditura, por pritet që automobilin ta vërë në lëvizje motori 1.6-litra THP turbo prej 260 kuaj fuqi dhe kështu ai do të bëhet modeli më i fuqishëm serik në historinë e “Peugeot-it”. Edhe përkundër kësaj, ai do të emetojë 155gCO2/km. Është bërë e ditur që ai do pajisjet me pezullimin sportiv dhe me allu-fellnet e thjeshta.

Festivali i shpejtësisë në Goodwood i hap dyert më 12 korrik, kur para publikut të atjeshëm do të paraqiten dy Peugeot RCZ me ngjyrë të kuqe, nga të cilët njëri do t’i tregojë karakteristikat e tij të ngasjes në demonstrimin e shkurtë. Versioni serik do të duhet të duhej të gjendej në shitje në fund të këtij viti, por çmimi i tij ende nuk është bërë i ditur.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!