Sipas fjalëve të Jens Schulenburg-ut, njëri nga njerëzit kryesorë të “Bugatti-t”, puna në pasardhësin e Veyron-it tashmë ka filluar.

Schulenburg nuk deshi të zbulojë shumë, por nga fjalët e tij mund të nxirren përfundime të shumta. Para së gjithash që Veyron i ri do të duhet të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë se modeli i tanishëm dhe se do të duhet të mbajë emrin e njëjtë.

Si model i cili do të gjendet në maje të ofertës së tërësishme të “VW Group” nga ai mund të presim zgjidhje të shumta teknike.

Kur të bëhet fjalë për peshën, priten zgjidhjet më moderne në konsktruksion dhe përdorimi i materialeve të lehta. Për tërheqjen hibride gjithsesi që janë duke menduar “seriozisht” në “VW”, ndërsa noviteti me fuqinë, momentin dhe performancat do të duhet ta mposht modelin e tanishëm.

Nga Veyron i ri mund të presim forcë më të madh se 1.183 KF, dhe shpejtësinë maksimale prej 431 km/h sa i zhvillon edhe Super Sport versioni. Para arritjes së Veyron-it të ri në treg “Bugatti” do të duhet ta lansojnë edhe versionin limuzinë të modelit të tanishëm.

Me fjalë të tjera, për Veyron-in e ri si data më e mundshme e lansimit në treg përmendet viti 2016. Shpresojmë që së shpejti do të mësojmë informacione më të shumta për këtë automobil.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!