Muaj më parë u përfol për disa modele të reja të Porsche. Flitej se do të kemi katër modele të reja, Macan, 911 Targa, Cayman dhe Boxster.
E tani del se kjo informatë ka qenë e vërtetë, së paku për dy prej këtyre modeleve të përfolura. Fotografët spiunë të “Autoblog”, kanë hasur në prototipet e Porsche – një Cayman dhe një Boxster.
Nga fotografitë, shihet se të dy këto modele do të kenë përmirësime të vogla në dukjen e jashtme me tabelë të re të aparaturave si dhe disa përmirësime në pjesën e prapme. Por, ajo që do t’i veçojë këto makina është shtimi i kuajfuqive, të cilat tani kanë 340 kf, transmeton Koha.net.
Siç mësohet, ndërruesi manual i shpejtësive do të jetë standard, por me porosi do të mund ta keni edhe atë automatik.
Informatat e para për këto makina pretendonin se debutimi i tyre do të ndodhë në muajin prill gjatë panairit të makinave “Beijing Motor Show” para se të dalin edhe në shitje, për një çmim prej rreth 75,000 dollarësh.