Gjiganti gjerman Audi, ka arritur të prodhoj versionin më të fuqishëm të Cayenne GTS i cili në total prodhon plotë 440 kuaj fuqi.

Porsche është duke vazhduar me ripërtërijen e gamës së modeleve Cayenne, pasi ajo së fundmi prezantoi versionin e ri të GTS. Përpos përmirësimeve stilistike, vërehet qartë edhe avancimi i sistemit motorik, kështu që tani GTS i ri prodhon 440 kuaj fuqi.

Me futjen në treg të Cayenne në vitin 2002, Porsche në atë kohë ishte futur në një territor të panjohur të veturave SUV. Edhe pse kanë mundur të jenë skeptik në lidhje me këtë veprim të kompanisë, koha dhe numri i veturave të shitura tregojnë më së miri se Porsche ka bërë një hap të mençur në lidhje me këtë.

Pa marrë parasysh se bëhet fjalë për një veturë me dy karrige apo për krosover, Porsche dëshiron që pronarët e modelit të tyre të kenë ndjenjën që po ngasin një veturë sportive. Cayenne GTS është prodhuar si rezultat i përbërjeve të tilla, kështu që modeli i ristilizuar karshi paraardhësit ka paketën Sport Design që përfshin detaje aerodinamike siç janë rrotat e profilit të ultë, pragjet, katër gypat e fryrë si dhe fellnet e aluminit 20 inç, enkas të prodhuara për këtë model.

Për dallim nga modeli standard, është ndërruar edhe pjesa e poshtme e veturës, kështu që ajo tani është për 24 mm më e ulët. Në brendësi gjendet tapiceria e kombinuar me lëkurë Alcantra si dhe logot e qëndisura GTS.

Karakteristikat sportive i përshtaten plotësisht motorit të ri. Në vend të motorit me 4.8 litra V8 i cili më parë ishte përdorur në versionin GTS që prodhonte 420 kuaj fuqi, tani gjendet motori me 3.6 litra V6 twin-turbo me 440 kuaj fuqi (332 kW).

Falë këtij motori të ri, Cayenne GTS është në gjendje që shpejtësinë nga 0-100 km/h ta arrijë për vetëm 5.2 sekonda, kurse si opsion në paketë do të jetë edhe versioni Sport Chrono që të njëjtën shpejtësi e arrin për vetëm 5.1 sekonda. Shpejtësia maksimale në të dy rastet shënon 262 km/h.

Sipas zyrtarëve të lartë të kësaj kompanie, Porsche Cayenne GTS pritet që gjatë shkurtit të vitit të ardhshëm ti prezantohet publikut në panairin ndërkombëtare të veturave në Los Angeles. Çmimi fillestar në gjermani pritet të sillet rreth 98.152 euro.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!