Kompania gjermane Porsche ka vendosur të krijojë motorë edhe më të fuqishëm për modelet Boxster GTS dhe Cayman GTS. Tashmë e dimë nga fotografitë e publikuara, se Boxster dhe Cauyman janë ridizajnuar, dhe tani Porsche këtë e ka bërë publike kompania prestigjioze.

Dyshja e famshme do të vazhdojnë të kenë motor me 3.4 litra me gjashtë cilindra, por që tani atyre do t’u shtohen nga 15 kuaj fuqi, dhe kështu Boxster GTS do të ketë në total 330 kuaj fuqi, derisa Cayman GTS 340.

Të pajisura më sistemin PDK, Porsche Boxster GTS 2014 do të kap shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 4.7 sekonda, që i bie të jetë për 0.1 më i ngadalshëm sesa Cayman GTS. Boxster GTS është i pajisur me transmision manual me gjashtë shpejtësi, që i mundëson të kap shpejtësinë maksimale prej 281 km/h, kurse Cayman 285.

Shitja e të dy modeleve është paraparë të fillojë në maj, me çmimet fillestare prej 70 mijë euro për Boxster GTS kurse për Cayman 74 mijë.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!