Në panairin “Geneva Motor Show 2015″ u prezantua dizajni i markës së veturës Aston Martin, që është bërë nga dizajneri tetovar Pëllumb Gurra.

Pëllumb Gurra është i lindur në Tetovë me 26.09.1986.Në shtator të vitit 2002 vazhdon jetën në Angli, pas emërimit të së ëmës si Ambasadore e Maqedonisë në Londër.

Shkollimin e mesëm e kreu në Oxford. Studimet i kreu në Coventry University në fakultetin e dizajnit- Automotive Design.

Dizajnoi për shumë kompani të njohura në profilin automotiv si dhe dizajn produktesh.

Që nga viti i kaluar u punësua si dizajner në Aston Martin dhe vazhdon të korë suksese me dizajnet e tij.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!