Më në fund lajme të mira për adhuruesit e “Honda-s”. Informatat e fundit flasin se Ferrari japonez do të fitojë pasardhës. Natyrisht në pyetje është Honda NSX.

Lajmin e konfirmoi presidenti i “Honda-s”, Takanobu Ito, gjatë sallonit të automobilave në Shangai, i cili gazetarëve të mbledhur u deklaroi se “Honda” është duke revitalizuar projektin e pasardhësit të NSX pasi që në vitin 2008 është ndërprerë për shkak të krizës financiare.

Dhe jo vetëm kjo, NSX do të fitojë edhe motorin V10 i cili edhe më parë është paralajmëruar, por është shumë i mundshëm edhe tërheqja hibride.

Për çdo rast, 500 KF është kufiri i poshtëm, ndërsa performancat e larta janë prioritet. Të rikujtojmë, NSX origjinal është prodhuar për plot 14 vjet deri në vitin 2005. Ai e kishte motorin V6 me benzinë të vendosur në mes.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!