Saab ka botuar fotot dhe detajet e para rreth veturës së saj të parë elektrike me emrin 9-3 ePower. Nga kompania ePower thonë se ky është karvani i parë praktik familjar me motor plotësisht elektrik dhe me një mbushje të baterisë, do të mund të vozitet 200 kilometra.

ePower merr energji nga bateria litium-ion me kapacitet 35.5

kWh, për të cilën në Saab thonë se do të punojë me kapacitet të plotë në temperatura edhe prej -30°C, çka është për dhjetë gradë më shumë se modelet që gjenden në treg.

Nën kapak gjendet motori elektrik që prodhon 184 kuaj fuqi, i cili përmes transmisionit automatik, arrin shpejtësinë nga 0-100 km/h për 8.5 sekonda dhe shpejtësinë maksimale prej 150 km/h.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!