Seat në panairin e veturave ‘Mondial de l’Automobile Paris 2010’, ka prezantuar modelin plotësisht të ri në segmentin MPV, gjeneratën e re të mono-volumit Alhambra.

Alhambra e re vjen me dyer rrëshqitëse, ofertën e motorëve superiorë TDI dhe TSI dhe funksionalitet më të madh modularë me ulëse për pesë apo shtatë persona.

Seat këtë ofensivë të prodhimeve, e vazhdon me model të gjithanshëm. Alhambra e re është partner ideal për familje aktive dhe sportive. MPV-ja e Seat-it ofron hapësirë të mjaftueshme për kohë të lirë, punë dhe hobi, duke përmbushur pritjet e jetës familjare, sikurse kërkesat e vozitësve të cilët për shkak të punës, bëjnë kilometrazh të gjatë.

Risi të shumta

Alhambra e re vjen për 220 mm më e madhe se modeli i vjetër, ndërsa ndër risitë tjera janë bagazhin i rritur, dera e bagazhit që hapet në mënyrë elektrike dhe kulmi i madh panoramë. Në ofertë do të jenë edhe dy pako të pajisjeve: Reference dhe Style.

Pakoja bazë, Reference, që është paksa më e dobët, sjell audio-sistem me katër zmadhues zëri, ulëse të prapme rrëshqitëse me funksionin Easy Fold, retrovizorë të jashtëm me ngrohje dhe hapje elektrike të të gjitha dritareve. Përkrah tyre janë edhe ABS, sistemi për ndihmë me rastin e frenimit dhe sistemi i kontrollit elektronik të stabilitetit.

Pakoja Style përveç atyre që përfshihen në pakon Reference, sjell edhe pashijen e klimës, tempomatin, sensorët e përparmë dhe të prapmë të parkimit, sensorët për shi dhe funksionimin automatik të punës së dritave të përparme, audio-sistemin me tetë zmadhues zëri, fellne 16 inç, brendia e pasuruar me shtesa kromi dhe ndërruesin e shpejtësive të mbështjellë me lëkurë. Alhambra plotësisht e re, kombinon shkallën e lartë të prakticitetit me karakterin sportiv, në mënyrën e vërtetë të SEAT-it.

Motorë me performancë të fuqishme

Skalioni i sofistikuar i tij i vozitjes dhe pajisjet gjithëpërfshirëse të teknologjisë superiore, vijnë së bashku me ofertën prej katër motorëve, të cilët kombinojnë performancë të fuqishme me kursim të jashtëzakonshëm. Që të katër motorët, janë me injektim direkt të karburantit, nga të cilët dy janë benzinë dhe dy me naftë. Oferta e motorëve me benzinë, është plotësuar me motorin 1.4 litërsh TSI me 150 kuaj fuqi dhe atë 2.0 litërsh TSI me 200 kuaj fuqi.

Nga ana tjetër, oferta me naftë vjen me motorin standard 2.0 litërsh TDI me performancë prej 140 dhe 170 kuaj fuqi. Me të gjithë këta motorë vjen sistemi Stop/Start dhe frenimi regjenerativ. Modeli me motorin më të fuqishëm me benzinë 2.0 TSI me 200 kuaj fuqi, në shitje do të vjen më vonë.

Motori i popullarizuar 2.0 TDI me 140 kuaj fuqi (103 kW), harxhon vetëm 5.5 litra në 100m kilometra, çka është rezultati më i mirë në këtë segment. Si rezultat i kësaj, Alhambra e bartë logon e Seat-it të rezervuar për modele me emetim tejet të ulët të gazrave – E-Ecomotive.

Më tej, të dy motorët superiorë 1.4 TSI me 150 kuaj fuqi dhe 2.0 TDI me 170 kuaj fuqi, janë të pajisur me elementin e teknologjisë Ecomotive dhe mund të lavdërohen me kursim të jashtëzakonshëm me sistem Stop/Start dhe funksion të rigjenerimit të energjisë të frenimit si pjesë e pajisjes së efektshme të Seat-it.

Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 200 km/h, derisa shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për 9.6 sekonda. Gjenerata e re e mono-volumit Seat Alhambra, në shitje ka dalë nga 10 tetori, ndërsa çmimi në tregun evropian për modelin bazë Alhambra 1.4 TSI 150 kuaj fuqi Ecomotive Reference, është 30.300 euro.

Modeli bazë me naftë Alhambra 2.0 TDI CR DPF 140 kuaj fuqi Ecomotive Reference, kushton 31.800 euro. Përndryshe, Seat Alhambra vjen për 1500 euro më lirë në krahasim me modelin e ngjashëm për nga teknologjia, Volkswagen Sharan.

1996 cc

Shpejtësia

200 km/h

Fuqia

170 ps

Harxhimet

5.5l / 100 km

Teknologjia

Pakoja Style përveç atyre që përfshihen në pakon Reference, sjell edhe pashijen e klimës, tempomatin, sensorët e përparmë dhe të prapmë të parkimit, sensorët për shi dhe funksionimin automatik të punës së dritave të përparme

Interieri

Alhambra e re vjen për 220 mm më e madhe se modeli i vjetër, ndërsa ndër risitë tjera janë bagazhin i rritur, dera e bagazhit që hapet në mënyrë elektrike dhe kulmi i madh panoramë

Shpejtësia

Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 200 km/h, derisa shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për 9.6 sekonda

Harxhimet

Motori i popullarizuar 2.0 TDI me 140 kuaj fuqi (103 kW), harxhon vetëm 5.5 litra në 100m kilometra, çka është rezultati më i mirë në këtë segment

Motori

Oferta e motorëve me benzinë, është plotësuar me motorin 1.4 litërsh TSI me 150 kuaj fuqi dhe atë 2.0 litërsh TSI me 200 kuaj fuqi. Nga ana tjetër, oferta me naftë vjen me motorin standard 2.0 litërsh TDI me performancë prej 140 dhe 170 kuaj fuqi

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!