Në bazë të modelit Sharan të Volkswagen, Seat ka paraqitur automjetin e vet Alhambra, i cili do të nis shitjen kësaj vere.

Gjykuar sipas fotografive, dy automjetet dallohen vetëm sipas dukjes së maskës së përparme, e njëjta vlen edhe për enterierin ku dallimet e vetme vërehen në formën e timonit të tij.

Alhambra është 4.85 metra e gjatë, që e bën atë 220 milimetra më e madhe se paraardhësi i tij, si dhe është 90 milimetra më e gjerë.

Me karrige të ngritura bagazhi i tij mund të “përpijë” 885 litra hapësirë, derisa me karriget e pasme të lëshuara volumi i tij ngjitet në 2.300 litra.

Alhambra ofron hapësirë për shtatë udhëtarë, mirëpo radha e fundit sigurisht është i rezervuar për fëmijë apo udhëtarë shumë trupshkurtër.

Seat do ta ofrojë këtë automjet me përzgjedhje të katër motorëve që të gjithë me turbo-mbushës dhe ata kanë teknologji të djegies së drejtpërdrejt. Varësisht prej modelit posedojnë edhe funksionin start-stop dhe sistemin e frenimit regjenerativ. Dy motorët TSI me benzinë kanë nga 150 e 200 kuaj fuqi, derisa ata TDI me naftë zhvillojnë nga 140 e 170 kuaj fuqi. Automjeti do të prodhohet në Palmela të Portugalisë, derisa çmimi i tij nuk është bërë i njohur.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!