Spanjolli me gjak të nxehtë, theksohet me stajling atraktiv, që është një karrem për vozitësit e moshës së re. Me ridizajnimin kohë më parë, Leon sexy është bërë edhe më tërheqës, falë ndryshimeve të imëta por të rëndësishme në mbrojtës, drita dhe pjesë të tjera.

Me pamje Leon të pushton në pamjen e parë, ndërsa e njëjta përshtypje vazhdon edhe brenda, duke iu ofruar në ndjenjë të veçantë.

Një ndjesi e jashtëzakonshme në brendi

Për shkak të formës specifike, me kornizat e ngushta dhe të theksuara të dritareve dhe xham të pjerrët, vozitësi dhe bashkudhëtarët e kanë ndjenjën se janë të ulur në një kupolë të fortë dhe kompakte. Ndjenja është shumë e ngjashme me ato të veturave sportive, çka për nga vokacioni, Leon edhe është.

Të mbështetur në ulëse tejet sportive dhe të rehatshme, me duart në timonin tejet të balancuar, vozitja e Leon-it është një kënaqësi e vërtetë. Përveç kësaj, edhe dizajni nuk është lënë anash. Është bërë kujdes në detaje, kështu që instrumenti me tregues të varur, duken shkëlqyeshëm, ndërsa edhe ergonomia, sipas shembullit të ‘vëllait’ gjerman, është ideale.

Edhe një detaj tjetër i bukur, është konsola qendrore, e kthyer drejt vozitësit. Leon këtë e shtyn përpara, ndërsa të tjerët heqin dorë nga kjo. Edhe pse në formë kubi, kabina ofron një hapësirë të mjaftueshme, ndërsa aty janë edhe 341 litra hapësirë bagazhi, respektivisht 1166 litra me ulëse të lëshuara.

Një pako e pasur pajisjesh

Seat Leon Cupra ofron një pako të posaçme pajisjesh, me të cilën arrihet një kursim i ndjeshëm. Kështu, pakoja e pajisjeve Copa, përmban klimë, ABS, gjashtë jastëkë ajri, xhamat elektronik, fellne alumini 16 inç, pajisje të shkëlqyeshme Audio MP3 me gjashtë zmadhues zëri dhe komandat në timon, USB, bllokadë elektronike të ndezjes, tregimin e temperaturës së jashtme, tempomatin dhe detaje të ngjashme.

Sistemi i ri XDS në Seat Leon Cupra, është kyç për bartjen e fuqisë së motorit në rrugë dhe në proces garanton nivelet më të larta të sigurisë, precizitetit dhe kontrollit. Në kombinim me ESP-n dhe TCS-n, ky sistem vepron si një diferencial vet-bllokues, pa pasur nevojë për mekanizma shtesë.

Edhe sistemi i frenimit ka pësuar ndryshime të dukshme, pasi tani ka disqe më të mëdha të frenave, që sigurojnë një frenim të sigurt dhe me kohë.

Motor të fuqishëm dhe ekonomik

Seat Leon Cupra vjen me versione të ndryshme të motorëve, por ai që veçohet më së shumti, është versioni me benzinë 1.2 TSI. Ky agregat kohë më parë është futur në gamën e përgjithshme të VW-s dhe momentalisht është njëri nga motorët benzinë mini-turbo më të mirë në treg.

Ky motor ofron 105 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 175 Nm. Pra një motor i vogël por me injektimin direkt të karburantit, është jashtëzakonisht i fuqishëm, ndërsa edhe harxhimet i ka të vogla. Kur flasim për harxhimet, ai mesatarisht harxhon rreth 7.1 litra, çka është rezultat mjaft i mirë. Nëse mendoni se TSI është tepër i dobët, gaboheni. Leon është tejet energjik dhe argëtues dhe me një zë sportiv dhe do të vënit bast se ka më shumë se 105 kuaj fuqi.

Edhe performancat janë në nivel të lartë. Shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, Seat Leon Cupra e arrin për vetëm 10.9 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 190 km/h. Por për ata që duan edhe më shumë, atëherë duhet të përcaktohen për motorin 2.0 litërsh me 240 kuaj fuqi, i cili ofron performancë të shkëlqyeshme dhe prapë nuk harxhon shumë.

Shpejtësia maksimale e tij është 247 km/h, ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 6.4 sekonda, ndërsa harxhimet mesatare janë vetëm 8.3 litra për 100 km.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!