Gjenerata e tretë plotësisht e ridizajnuar e Seat Leon, së shpejti vjen në treg. Leon-i i ri kombinon dizajnin e bukur dhe prakticitetin, duke mos lënë anash as inovacionet më të reja të teknologjisë, çka kalimtarët do t’i lë pa frymë, ndërsa vozitësve dhe pasagjerëve do t’u ofroj ndjenjë të sofistikuar në vozitje.

Se përveç dizajnit është punuar edhe në efikasitetin në harxhimet e karburantit, flet e dhëna se Leon i ri është më i miri në klasën e vet kur flitet për harxhimet dhe e tërë kjo falë motorëve TDI dhe TSI me kapacitet nga 1.2 deri në 2.0 litra me injektim direkt të karburantit dhe turbo-mbushës, çka në krahasim me modelet paraprake, kanë për 22 për qind më pak harxhime.

Pamje dinamike dhe bindëse

Kur bëhet fjalë për dizajnin, karakteri dinamik dhe bindës i Leon-it të ri, jep një pamje impresive. Leon i ri ka qëndrimin personal vizual dhe duket sikur projektimi i tij tre dimensional është aplikuar në praktikë, sepse kjo veturë duket e fuqishme dhe me stil të shkëlqyeshëm. Gjenerate e tretë e atusë së Seat-it është e gjatë 4.26 metra, çka është për 5 centimetra më pak se paraardhësi, por distanca mes boshteve është më e gjerë për 6 cm, çka kontribuon në rritjen e hapësirës së brendshme dhe stabilitet në rrugë. Për këtë arsye bagazhi është rritur në 380 litra.

Për herë të parë në këtë veturë është integruar teknologjia LED e dritave, çka në errësirë jep pamjen e pagabuar dhe të njohur të Leon-it. E njëjta gjë është edhe me pjesën e pasme, ku dritat LED përputhen me vijat e ashpra të karrocerisë.

Interieri

Sa i përket interierit, dizajni i tij është tejet i pastër, i lehtë dhe disi pa detaje të tepruara të cilat në vend që të kontribuojnë, shpesh devijojnë pamjen e përgjithshme të brendisë së veturës. Seat nuk ka rënë në këtë grackë dhe çdo gjë duket elegante dhe e përshtatur bukur. Kualiteti i punimit dhe materialeve të përdorura është në nivelin e veturave të klasave më të larta, çka është pasqyrim i trendit të tanishëm që veturat më të vogla, të kenë karakteristika të veturave më të mëdha.

Përkrah interierit të mirë, shkojnë edhe funksionet e avancuara teknologjike të cilat Leon do t’ua ofrojë blerësve të saj. Pikat kryesore të komandave, janë të pozicionuara në ekranin e ndjeshëm në prekje. Pranë tij janë CD radio, kyçësi për microSD dhe audio-sistemi i fuqishëm. Leon posedon edhe sistemin për ndihmë në vozitje, i cili mes tjerash e njeh lodhjen dhe humbjen e përqendrimit tek vozitësi, të cilit i sugjeron të bëjë në pauzë. Si pjesë e pajisjeve shtesë, Leon i ri do të ketë edhe kamerën në pjesën e pasme si dhe sistemin e përcjelljes së vijave në rrugë dhe sipas nevojë bën ca përmirësime të vogla, për të shmangur kalimin në shiritin tjetër të rrugës. Aty është edhe navigacioni, komanda me zë dhe shumëçka tjetër.

Motorë të fuqishëm dhe efikas

Seat Leon i ri do të pajiset me një seri të motorëve të fuqishëm dhe efikas në harxhimin e karburantit TDI dhe TSI, me kapacitet mes 1.2 dhe 2.0 litërsh. Të gjithë motorët kanë sistemin e injektimit direkt të karburantit dhe turbo mbushësit. Krahasuar me paraardhësit e tyre, harxhimet janë ulur për 22 për qind, e kjo nënkupton se për 100 kilometra të kaluara, Seat Leon harxhon vetëm 3.2 litra. Motori 1.6 TDI gjeneron 105 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 250 Nm.

Versioni Ecomotive me sistemin start/stop dhe rigjenerimin e energjisë së frenimit, arrin shifrën e harxhimeve të cekura më lartë, pra vetëm 3.2 litra për 100 km. Ndërsa motori 2.0 TDI i cili zhvillon 150 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 320 Nm, harxhon vetëm 4.0 litra në 100 km. Sa i përket shpejtësisë, ajo maksimale është 240 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra në orë, e arrin për 6.5 sekonda.Varësisht nga versioni, transmisioni varion nga ai manual me 5 dhe 6 shpejtësi, e deri në atë automatik DSG me 6 dhe 7 shpejtësi.

1596 cc

Shpejtësia

240 km/h

Fuqia

105ps

Harxhimet

3.2l / 100 km

Teknologjia

Leon posedon edhe sistemin për ndihmë në vozitje, i cili mes tjerash e njeh lodhjen dhe humbjen e përqendrimit tek vozitësi, të cilit i sugjeron të bëjë në pauzë. Si pjesë e pajisjeve shtesë, Leon i ri do të ketë edhe kamerën në pjesën e pasme

Interieri

Përkrah interierit të mirë, shkojnë edhe funksionet e avancuara teknologjike të cilat Leon do t’ua ofrojë blerësve të saj. Pikat kryesore të komandave, janë të pozicionuara në ekranin e ndjeshëm në prekje

Shpejtësia

Sa i përket shpejtësisë, ajo maksimale është 240 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra në orë, e arrin për 6.5 sekonda.

Harxhimet

Krahasuar me paraardhësit e tyre, harxhimet janë ulur për 22 për qind, e kjo nënkupton se për 100 kilometra të kaluara, Seat Leon harxhon vetëm 3.2 litra

Motori

Seat Leon i ri do të pajiset me një seri të motorëve të fuqishëm dhe efikas në harxhimin e karburantit TDI dhe TSI, me kapacitet mes 1.2 dhe 2.0 litërsh. Të gjithë motorët kanë sistemin e injektimit direkt të karburantit dhe turbo mbushësit

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!