Ishte e pritshme, bazuar në zakonin e vjetër të familjes së “VW Grup”, që “origjinalët” me shenjën “VW” të fitojnë edhe klonet e tyre familjare.

Kështu “VW” shumë shpejt pas VW Up!, e prezantoi (klonoi) Skoda Citigo-n dhe Seat Mii-n me tri dyer, ndërsa njëjtë tani është përsëritur edhe me versionin e karrocerisë me pesë dyer të automobilave të njëjtë.

Natyrisht, bëhet fjalë për derivatet e bërë të bazuar pra në modelin VW Up!. Te Seat Mii i ri karroceria fitoi elementet karakteristike për markën “Seat”. Në brendësi dizajni nuk është tërësisht i ri dhe më i afërt është me stilin e “VW-së” sesa me “Seat”.

City Safe Drive, sistem i qëlluar

Në krahasimin direkt në mes të VW Up!, Skoda Citigo dhe Seat Mii, dimensionet e tyre dallojnë minimalisht. Kështu “vogëlushi” spanjoll është i gjatë vetëm 2 centimetra më shumë se Up!, që përfshin edhe dallime të caktuara në dizajnin e jashtëm.

Seat Mii është i gjatë 3.56 metra, i gjerë 1.64 dhe i lartë 1.48 metra. Seat Mii e ka hapësirën ndërboshtore prej 2420 mm., në milimetra identik si Up!.

Seat Mii posedon bagazhin e vëllimit 251 deri 951 litra. Mii ofron sistemin e sigurisë “City Safe Drive” i cili me ndihmën e laserit përcakton distancën nga vetura që është përpara dhe sipas nevojës frenon.

Ky sistem funksionon deri në shpejtësinë 30 km/h. Si opsion në versionin me pesë dyer mund të fitohet edhe panorama e xhamit për kulm e cila mund të hapet me elektromotor.

Motorë që harxhojnë pak

Modelin Seat Mii me pesë dyer do ta vë në funksion motori i njëjtë sikur edhe versionin me tri dyer. Këtu është edhe motori me benzinë trecilindërsh me vëllimin prej 1 litra, por me dy lloje fuqish.

Motori fillestar zhvillon fuqinë prej 44 kW (60 KF), ndërsa versioni i fuqishëm i motorit të njëjtë ofron 55 kW (75 KF).

Sipas informacioneve të para nga “Seat”, versioni më i dobët me 60 kuaj fuqi e ka shpejtësinë maksimale prej 160 km/h me harxhimin mesatar të karburanteve prej 4.5 l/100km.

Versioni më i fuqishëm prej 75 kuaj fuqi shpejton 171 km/h me harxhimin e 4.7 l/100km. Në dispozicion është edhe sistemi “start-stop” i cili mund të merret nëse paguani shtesë.

Versioni ekologjik

Do të ofrohet edhe versioni ekologjik kursimtar i cili te “Seat” do të emërohet “Ecomotive”. Ky version kursimtar mesatarisht harxhon 4.1l, përkatësisht 4.3l/100 km.

Modeli Seat Mii me pesë dyer premierën do ta ketë në sallonin e automobilave në Gjenevë që mbahet nga 8 deri më 18 mars të këtij viti. Fillimi i shitjes të versionit me tri dyer të Seat Mii është paralajmëruar në mesin e muajit maj të këtij viti.

Çmimi i tij fillestar do të jetë nën 9000 euro, derisa versioni me pesë dyer do të kushtojë rreth 500 euro më shumë./zeri/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!