Fillimisht Vettel u ndal te momenti kur ai hyri për herë të parë në bokset e Ferrarit dhe sigurisht aty takoi idhullin e tij ose më saktë legjendën e Formula 1..

Në Maranello po lind dicka e rëndësishme. Një gjë e tillë dallohet qartë në fjalët e Sebastian Vettel. 4-herë kampioni i Botës në Formula 1 wshtw shumw entuziast pwr kalimin te Ferrari dhe është shumë i lumtur që është bërë pjesë e kokëkuqes. 

Gjermani sapo gjen rastin nuk nguron të flasë për eksperiencën e tij te skuadra italiane, edhe pse këtë herë tregoi disa prapaskena të së kaluarës.

Fillimisht Vettel u ndal te momenti kur ai hyri për herë të parë në bokset e Ferrarit dhe sigurisht aty takoi idhullin e tij ose më saktë legjendën e Formula 1, pikërisht 7-herë kampionin e Botës gjermanin Michael Schumacher.

” Isha 13 vjec dhe në pistën e Nurburgring hyra për herë të parë në bokset e Ferrarit. Më pas erdhi ai shkëmbim opinionesh me Schumacher-in. Kohë më parë Michael më tha se këtu do të gjeja një atmosferë shumë të bukur. Gjithcka rezultoi e vërtetë. Më duket vetja si në ëndërr dhe sot jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e kësaj skuadre”.

Në vijim Vettel tregoi për kontaket e para që ka patur me drejtuesit më të lartë të Ferrarit dhe prapaskenat që e cuan atë te skuadra italiane.

” Kur hyra për herë të parë në bokset e Ferrarit isha pjesa e Formula Bmw. Më pas në vitin 2008 kur garoja me Red Bullin fola nga afër me Stefano Domenicalin, për një ardhme të mundshme timen te Ferrari.

Ndërkohë gjatë periudhës së dimrit mes viteve 2012 dhe 2013 shkova sërish në Maranello në mënyrë sekrete për të takuar Montezemolon dhe për të biseduar përsëri për të njëjtin argument.

Megjithatë marrëveshja për kalimin tim te Ferrari u arrit vetëm në mesin e vitit të kaluar. Pasi takova Mattiacci dhe Montezemolon ajo që më bindi përfundimisht ishte një telefonatë e Marchiones edhe pse përpara se të firmosja kontratën i kërkova një mendim menaxheres së Shumit, Sabine Kehm”.

Në fund piloti 27-vjecar shpejgoi ndryshimet që ekzistojnë mes Red Bullit dhe Ferrarit si dhe foli për raportin e tij me shokun e skuadrës te kokëkuqja finlandezin Kimi Raikkonen.

” Ferrari është një skuadër moderne dhe e përgatitur edhe pse këtu punohet në një mënyrë tërisht të ndryshme krahasuar me Red Bullin. Nëse do të kishte qëndruar Alonso? Ai mes meje dhe Raikkonen është një raport miqësie që zgjat prej vitesh.

Jam i lumtur që është Kimi shoku im i skuadrës. Raikkonen është një nga të paktët pilotë që kam patur një marrëdhënie të mirë që nga momenti që kam debutuar në Formula 1″.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!