Supervetura hibride e ‘Porsche 918 Spyder’ është e shitur, por kjo nuk do të thotë se nuk ia vlen të shikohet mënyra e prodhimit të saj.

Sa për kujtim, ‘Porsche 918 Spyder’ ka motor atmosferik V8 prej 4.6 l. Fuqia e motorit arrin në 600 KF, duke mos harruar edhe elektromotorin, së bashku me të cilin fuqia totale arrin në 887 KF.

Falë kësaj fuqie, shpejtësinë deri në 100 km/h e arrin për vetëm 2.5 sekonda, ndërsa deri në 200 km/h për më pak se tetë sekonda.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni procesin e ndërtimit të një “vepre të këtillë arti”. /Telegrafi/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!