Audi raportohet se ka vendosur ta shtyjë lansimin e gjeneratës së re A8 sepse kompania do ta “perfeksionojë teknologjinë e vozitjes në modelin e ri”.

Gjenerata e re e linjës Audi A8 pritej të vinte në fund të vitit 2016, por sipas raportimeve kjo është shtyrë për 12 muaj.

“Autocar” raporton se teknologjia e vozitjes në modelin e ri është një nga arsyet e shtyrjes së lansimit, por kompania nuk ka pranuar të komentojë në lidhje me këtë.

Sipas fotografive të publikuara kohë më parë, modeli i ri Audi A8 do të jetë më me stil se gjenerata aktuale. Kjo sepse gjenerata e re Audi A8 do të bazohet në konceptin Prologue.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!