Škoda Octavia me motor elektrik është në fazën e testimeve të përditshme. Në bazë të të dhënave të mbledhura, po kryhen përmirësime, respektivisht rrumbullakimit të versionit final para nxjerrjes në shitje.

Njëri nga testet nënkupton përdorimin në aeroportin e Pragës. Deri më tani Octavia Green Line është treguar jashtëzakonisht e mirë.

Duket se ekipi zhvillimor ka bërë sisteme mjaft të mira fillestare, të cilat nuk kanë nevojë për përmirësime të mëdha. Modeli që vozitet nëpër aeroportin e Pragës, ka elektromotor të fuqishëm prej 115 kuaj fuqive dhe momentin rrotullues prej 270 Nm.

Kjo mjafton për përshpejtim nga 0 në 100 km/h për 12 sekonda dhe arritjen e shpejtësisë maksimale prej 135 km/h. Ky elektromotor ofron vozitje të pavarur prej 150 kilometrave, para se të rimbushet./zeri/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!