Limuzina e klasës së mesme Kizashi e prodhuesit Suzuki, e cila që një kohë ofrohet në tregun vendas japonez dhe atë amerikan, është konfirmuar se do të paraqitet edhe në tregun gjerman qysh në muajin tetor të këtij viti.

Kizashi planifikon që në Evropë të paraqitet kundër konkurrentëve të saj, si Opel Insignia, Volkswagen Passat, Citroën C5, Ford Mondeo e Renault Laguna, me disa mundësi më të kufizuara.

Në fakt, automjeti do të ofrohet ekskluzivisht në versionin me një motor me benzinë, atë 2.4 litërsh me katër cilindra prej 178 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 230 Nm i cili është i çiftëzuar me marshin mekanik prej gjashtë shpejtësish, apo, me pagesë shtesë, me marsh automatik me transmetim të vazhdueshëm variabil.

Në Suzuki kanë paralajmëruar modelin hibrid elektrik-benzinë për vitin e ardhshëm, e partneriteti i nënshkruar kohë më parë me prodhuesin gjerman Volkswagen lë të kuptojë se nën kapak të Kizashit do të mund të gjendej edhe ndonjë motor me naftë nga koncerni VAG. Çmimi i modelit Kizashi për tregun gjerman është thënë se do të paraqitet vetëm ditë më parë para se ai të paraqitet.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!