Me premierën në panairin e veturave në Gjenevë, Suzuki kishte paralajmëruar gjeneratën e dytë të modelit tejet të kërkuar SX4.

Duke respektuar dëshirën e blerësve, udhëheqësit e këtij prodhuesi japonez, kanë vendosur që SX4 të bëj një hap përpara në aspektin e dimensioneve, duke e zhvendosur nga segmenti B në atë C. Crossover-i plotësisht i ri tani ofron më shumë hapësirë në interier, përkrah motorëve me orientim ekologjik si dhe gjeneratën e fundit të sistemit të tërheqjes me 4 rrota.

Dizajni simpatik i gjeneratës së parë të Suzuki SX4, në masë të madhe ka ndikuar në rezultat e shkëlqyeshme të shitjes së këtij modeli, ndërsa me modelin e ri, situata ndryshon në mënyrë drastike. Nuk ka më dizajn unik të karrocerisë dhe as karakteristika të theksuara të stilit, siç është shtylla e ndarë A. Dizajni i ri i SX4, edhe pse nuk sjell befasi të mëdha, prapë bashkon tre veti kryesore: emocionet, kualitetin dhe aerodinamikën. Pikërisht aerodinamika e përbën segmentin në të cilin është punuar më së shumti, ndërsa vijat e përkryera të karrocerisë dhe retrovizorëve me presion të vogël të ajrit, kanë ndikuar ndjeshëm në uljen e harxhimeve. Në krahasim me modelin e vjetër, SX4 i ri është më i gjatë për 15 cm, më i gjerë për 10 cm, ndërsa lartësia ka mbetur e njëjtë.

Në modelin paraprak, ankesa më e madhe e blerësve kishte të bënte me hapësirën e bagazhit, kështu që tani nuk është lejuar që të përsëritet gabimi, ku tani modeli i ri ofron 430 litra në bagazh, që është për 160 litra më shumë. Pamja Off-road në Suzukin-n e ri është theksuar me elementet e zeza mbrojtëse nga plastika. Dritat e ditës LED, janë vendosur në kuadër të dritave kryesore dhe jo si në rastin e prodhuesve të tjerë në vendin e dritave të mjegullës. Prekja diskrete e luksit është siguruar përmes aplikimeve nga kromi në pjesën e përparme. Në dispozicion janë 10 ngjyra të karrocerisë, ku dallohen Crystal Lime dhe Amethyst Grey. Kur flitet për interierin, Suzuki ka vazhduar me qasjen tradicionale japoneze. Tabloja e instrumenteve është pajisur vetëm me treguesit bazë, por avancimi në aspektin e kualitetit, është evident në shikim të parë. Rritja e dimensioneve të përgjithshme, ka sjellë hapësirë më të madhe për pasagjerët, sidomos për këmbët në ulëset e prapme.

Edhe më i mirë në rrugë

Për modelin e ri SX4, sërish është paraparë sistemi i tërheqje 4×2 dhe 4×4, përkrah motorëve të rinj të avancuar. Motori i mirënjohur M16A benzinë 1.6 me 120 kuaj fuqi, është lehtësuar dhe falë dridhjeve më të vogla, arrin rezultate më të mira në shpenzime. Momenti i rrotullimit prej 156 Nm, me siguri se nuk do ta lë në baltë vozitësin edhe në vozitjen më të vështirë, ndërsa nëse planifikohen aktivitete jashtë asfaltit, sugjerohet motori me naftë. Edhe pse motori me naftë ka vëllim dhe forcë të njëjtë me atë me benzinë, ai ofron moment rrotullimi prej 320 Nm, çka e bën veturën më të disponueshme në kushte të rënda të vozitjes.

Sistemi i transmisionit është përmirësuar me qëllim të forcimit të performancave dhe me këtë ka ndikuar edhe në uljen e harxhimeve të karburantit. Motori benzinë vjen në kombinim me transmisionin manual me 6 shpejtësi, derisa motori me naftë do të ketë transmision manual me 6 shpejtësi. Si opsion është edhe transmisioni automatik CVT me shtatë shpejtësi. Kur flasim për shpejtësinë, ajo maksimale është e kufizuar në 220 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 9.7 sekonda. Sa i përket harxhimeve, ato mesatare për 100 kilometra të kaluara, sillen në rreth 6.7 litra.

1998 cc

Shpejtësia

218 km/h

Fuqia

195ps

Harxhimet

5.6l / 100 km

Interieri

Tabloja e instrumenteve është pajisur vetëm me treguesit bazë, por avancimi në aspektin e kualitetit, është evident në shikim të pare

Shpejtësia

Kur flasim për shpejtësinë, ajo maksimale është e kufizuar në 220 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 9.7 sekonda

Harxhimet

Sa i përket harxhimeve, ato mesatare për 100 kilometra të kaluara, sillen në rreth 6.7 litra

Motori

Motori i mirënjohur M16A benzinë 1.6 me 120 kuaj fuqi, është lehtësuar dhe falë dridhjeve më të vogla, arrin rezultate më të mira në shpenzime

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!