Gjenerata e dytë e Volkswagen Touareg ka qenë në prodhim që nga viti 2010, dhe më në fund po duket se e ka kompletuar atë. Për t’i mbajtur blerësit e interesuar, kompania ka rifreskuar SUV-in e tij të madhësisë mesatare.

Sikurse ndodh zakonisht, edhe në këtë model ndryshimet kanë të bëjnë me pjesën e jashtme dhe me zbukurim të brendshëm, si dhe nivele të shtuara të përmbajtjes por edhe fryrje të vogël në çmim, transmeton Koha.

Ndryshimet themelore në stil janë goxha të dukshme. Touareg i 2015 mund të dallohet shumë lehtë në krahasim me modelin në shkuarje, kryesisht për shkak të grilës me katër shtylla ngjyrë kromi, dizajn më të pastër të dritave të përparme, shenjë më të madhe të VW-së dhe mbrojtës krejtësisht të ri të përparmë.

Këtij modeli i është shtuar edhe një rrip kromi që përshkon fundin e trupit të makinës, drita standarde të prapme LED si dhe rrota të reja me stil dhe pesë ngjyra të reja.

Në brendësi, makina nuk ka pësuar edhe shumë ndryshime në krahasim me të vjetrin.

Me këtë model, Touareg-u sërish mbetet makinë me madhësi mesatare konkurrente në këtë segment të tregut.

Megjithëse çmimi i tij nuk është i lirë, duke nisur nga 44,705 dollarë e deri në 66,995 dollarë për modelin hibrid, as “kolegët” e tij të kësaj kategorie nuk ia lënë keq.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!