Gjiganti japonez Toyota është duke festuar 20-vjetorin e prodhimit të modelit Supra Mk IV.

Ky model fillimisht ishte prezantuar në gusht të vitit 1993 gjatë panairit të veturave në Chicago, por me kalimin e viteve është dëshmuar si konkurrent i denjë i veturës sportive si Porsche 911 Turbo.

Derisa modeli standard posedonte model me 3.0 litra dhe ndërrues manual me gjashtë shpejtësi që prodhonte 220 KF, varianti me turbocharge rriste fuqinë motorike në 326 KF.

Kjo veturë bëri emër nëpër botë kur fitoi vendin e parë në garat siç janë: Swiss Mountain, Le Mans, Pikes Peak, Hill Climb dhe Japan GT.

Që nga viti 1978 e deri në vitin 2002, Toyota ka arritur të shes më shumë se 593.337 Supra, përfshirë këtu edhe Celica Supra.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!