Coupe-ja sportive Toyota GT86 së bashku me Subaru BRZ ka fituar çmimin “Vetura sportive e vitit 2012” sipas përzgjedhjes së revistës “Echappement“.

Kjo përzgjedhje, e cila organizohet tashmë 31 vite, për herë të parë i dedikohet Toyota-s, pasi deri më tani, rezultati më i mirë për Toyota-n, ka qenë pozita e dytë, të cilën e ka fituar në vitin 2000 për modelin MR2.

Juria ishte e përbërë nga tetë anëtarë të jurisë dhe votat e lexuesve, ndërsa vendimi është lehtësuar me ndihmën e dy vozitësve, të cilët brenda tre ditëve kanë testuar 10 vetura në rrugë dhe shtigje të ndryshme.

I drejtuar në tërësi për vozitësin, Toyota GT86 është esenca e kënaqësisë, e cila vjen nga një motor i fuqishëm që jep përgjigje të sakta dhe të lehta. Pra është një veturë për ata që vozitjen e kanë epsh dhe jo nevojë.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!